Pas takimit të zhvilluar në “Lega Calcio”, asambleja e Ligës A, e mbledhur nga mëngjesi i të hënës është pozicionuar kundër projektit të reformimit të Champions League të propozuar nga Eca dhe e mbështetur nga UEFA.
Kështu 15 klube kanë votuar kundër projektit të reformimit, 4 të tjerë kanë abstenuar (Inter, Milan, Roma, Fiorentina) ndërsa vetëm një votë është regjistruar në favor, ajo e Juventus. Debat ky i hapur, veçanërisht kundër efekteve të Super Champions mbi kampionatet e ndryshmve, me të ardhurat e Seria A që mund të reduktohet edhe me 35%.
Në vijë të parë për mbrojtjen e futbollit italian kundër një projekti që tutelon vetëm të pasurit dhe të privilegjuarit, janë rreshtuar presidentët Lotito, Preziosi dhe Cairo. Edhe presidenti i Ligës, Gaetano Miccichè është pozicionuar kundër numrit 1 të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Edhe sikur vizioni i tij të rezultonte i saktë për tutelimin e të gjithë futbollit europian, ai ka gabuar në metodë dhe në komunikim”, deklaroi presidenti i Ligës. Asamble e ndërmjetme edhe në lidhje me të drejtat televize.