Plot 14 vjet pas performancës së tij kontraverse përkrah Janet Jackson në Super Bowl, Justin Timberlake u rikthye si performuesi kryesor në spektaklin e Super Bowl që u mbajt në US Bank Stadium të Minneapolis.
Superylli pati një tjetër performancë elektrizuese të hiteve të tij të mëdha, përfshirë homazhin ndaj Prince.
“Dy gishta lart për Prince”, brohoriti Timberlake në një moment teksa stadiumi mori ngjyrën vjollcë në nder të legjendës së Minneapolisit.