• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

The Sunday Times: Bebe Rexha, tekstshkruesja e hiteve të Eminem dhe Rihannas

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza që qëndron prapa hitit “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas tani ka dalë në qendër të vëmendjes me albumin e saj personal. Është kjo Bebe Rexha, e cila flet për The Sunday Times mbi paratë, muzikën dhe rëndësinë e sjelljes në industrinë e muzikës.

“Imagjinoni se keni shkruar një këngë për Rihannan dhe Eminemin. ‘The Monster’ është një nga hitet më të mëdha të 2013, fitoi Grammy, dhe merr më shumë se 400 milionë klikime në YouTube, dhe Rihanna dhe Eminemi madje as nuk të falënderojnë, me siguri se kjo të lëndon? ‘I kam mësuar gjërat në mënyrë të vështirë gjatë gjithë jetës’”, thotë Bebe Rexha për Sunday Times.

“Ju jeni të hapur për dikë, dhe ata madje as nuk të përshëndetin. Ju iu shkruani një këngë që bëhet hit dhe askush nuk të thërret për të thënë faleminderit. Kjo është jeta në këtë industri”, shprehur këngëtarja shqiptare.

“Rexha është ylli për të cilën nuk keni dëgjuar asnjëherë se qëndron para yjeve të muzikës që sot kemi. Ajo është 26 vjeçe, por ka qenë pjesë e industrisë së muzikës që kur ishte adoleshente, duke shkruar këngë për të gjithë, nga Selena Gomez tek Iggy Azalea dhe reperi amerikan G-Eazy. Por, tani ajo ka filluar të krijojë këngët e saj, duke e shtyrë një kritik britanik të thotë se ‘Nuk jam bindur kaq shumë për lindjen e një superylli që kur kam shkruar për Lady Gagan më 2007’’, shkruan The Sunday Times në artikullin për Bebe Rexhën, transmeton Koha.net.

bb2

“Kur isha 20 vjeçe, një menaxher i vjetër në industrinë e muzikës më kishte thënë, ‘asnjëherë nuk do të jesh më shumë se një vajzë nga Staten Island’, ajo më zgjoi nga gjumi, dhe më bëri të besoj se mund të bëj gjithçka”, thotë Bebe Rexha, transmeton Koha.net.

Si adoleshente ajo shkruante këngë për GarageBand, ajo ishte zbuluar nga Samantha Cox e BMI-së, që ka punuar me këngëtare si Lady Gaga dhe Ke$ha. Cox i kishte propozuar Rexhas që të shkruajë këngë, dhe ajo arriti të shkruajë një këngë pop që ishte bërë hit në Korenë Jugore.

“Ata më paguan 15 mijë dollarë për të, dhe isha shumë e lumtur, por duhej të ishte së paku një çerek milioni, kjo ta shpif, por atëherë isha 17 vjeç”, shprehet Bebe.

Me albumin e saj që është duke u punuar, karriera e Bebe Rexhës duket se ka filluar të dalë në pah. Por, a është ajo e shqetësuar se po fillon tani karrierën si pop yll? “Nëse nuk do shkruaja vet këngët e mia, do të isha e dështuar”, thotë ajo, “por shikoni Sian, ajo e krijoi hitin e parë kur ishte 37 vjeç dhe tani është 40. Muzika është gjithçka. Njerëzve, në të vërtetë nuk u pëlqejnë 16 vjeçet që i këndojnë dashurisë, dhe veshin diçka që ua zbulon pjesë të ndjeshme të trupit, por unë mund ta bëj atë sepse ndihem seksi”.

Ajo tregon edhe historinë e një prej këngëve të saj më të mira, “No Broken Hearts”.

“Njëri nga shokët e mi më të mirë më ka braktisur. Isha e shqetësuar se biznesi nuk po ecte mirë, doja të heqja dorë nga gjithçka. Shkova në studio, ndërsa pija një shishe verë në mes të ditës, dhe iu thash të gjithëve, ‘Nuk ka më zemra të thyera’, kënga thjesht doli nga unë”, thotë Bebe Rexha.

bb3

Babai i saj kishte arritur në Amerikë kur ishte 21 vjeçar, dhe ende punon si punëtor ndërtimtarie, kurse nëna i punon në një parfumeri. Ajo sot jeton në West Hollywood me vëllanë më të ri. Ajo ende nuk i ka blerë shtëpi vetes, sepse kishte premtuar se së pari do t’ua blinte prindërve, shkruan The Sunday Times.

Ajo asnjëherë nuk e ka përdorur drogën.
“Ndjej se nëse do ta përdorja kokainën, do të vdisja menjëherë”, thotë Bebe Rexha, që është pa të dashur për më shumë se një vit e gjysmë.

Rexha ka filluar karrierën si këngëtare duke e kuptuar shumë më mirë industrinë e muzikës, se sa talentet që dalin nga programet e ndryshme televizive të talenteve. Kjo e bënë atë emocionuese për ta shikuar. Ajo ka parë mjaftueshëm yje duke i trajtuar njerëzit keq, në mënyrë që të sigurohet se ajo të mos e bëjë të njëjtën gjë.

“Nëse dikush është i hapur ndaj meje, duhet t’i përshëndes ata, sepse kjo ka vlerë të madhe. Dikush më kishte thënë njëherë, ‘kam marr atë çka më duhet nga ti, kështu që këtu përfundon puna jonë’, unë asnjëherë nuk do të jem e tillë”, përfundon ajo.

ma.me

Next Post

A nuk u vra dhe dikush në Himarë, si Almiri në Kumanovë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In