Ronaldo po e konsideron kthimin në Premierligë. Cristiano Ronaldo është duke konsideruar kthimin në Premierligë – te kampionët, Chelsea, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.Portugezi nuk është i lumtur pasi po akuzohet për evazion fiskal me pretendimin se i ka ikur taksave për 13.1 milionë funte.
Përveç kësaj, pesë herë fituesi i Topit të Artë është i irrituar edhe me numrin një të Realit, Florentino Perez, që pas triumfit në Ligën e Kampionëve i premtoi se do t’ia rinovojë kontratën dhe deri më tani nuk e ka lëvizur as gishtin.
“The Sun” raporton se pavarësisht deklaratave të portugezit “jam i lumtur në Madrid”, është e mundshme rikthimi i 32 vjeçarit në Premierligë, për faktin se Los Blancos po e kërkojnë Eden Hazardin dhe nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi. /Gazeta Express/










