• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Sulmuesi’ i Vuçiç: Jeta më është bërë ferr, marr vazhdimisht kërcënime!

by Java News
14/07/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi nga Bosnja, Almir Merdiç është cilësuar nga mediat serbe si njëri prej sulmuesve kryesor ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Srebrenicë.

Merdiç ka rrëfyer se në ato momente ndodhej vetëm disa metra larg nga incidenti, dhe pohon se ai vetëm e ka ngritur dorën lart, shkruan Zeri.info

“Prej se mediat raportuan se unë isha organizatori kryesor i sulmeve ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, jeta ime është kthyer në ferr. Unë marrë vazhdimisht kërcënime. Nuk e di se si do të dal, thotë Almir Merdić.

Më tej, ai tregon se në Bosnje dhe Hercegovinë është kthyer në moshën 18 vjeçare dhe se në vitin 1993 i është bashkuar ushtrisë së BIH-së.

“Nuk shoh asgjë të keqe që kam qenë pjesë e ushtrisë, përkundrazi, unë jam krenar sepse kam mbrojtur vendin tim dhe popullin tim. Nuk e kam kryer një krim, kam luftuar sinqerisht për vendin e tyre. Sa i përket, sulmit, organizimit të incidentit, unë nuk e kishte menduar se do të ndodhë”, thotë Merdić, duke shtuar se në Srebrenicë shkon çdo vit për të nderuar viktimat.

Nga ana tjetër, Kryeministri Aleksandër Vuçiç shprehu keqardhjen për incidentin e ndodhur në Srebrenicë dhe këmbënguljen për të vazhduar politikën e paqes dhe fqinjësisë së mirë.

“Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Nuk mund të parashikoja atë që ndodhi. Në një moment, pashë truprojat që mbanin çadrën hapurpër të më mbrojtur nga sendet që vinin drejt nesh. U kërkova ta mbyllnin çadrën dhe të më linin të flisja me njerëzit…dhe ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi Vuçiç.

“Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak dhe gjithë fqinjët tanë”, shtoi Vuçiç.

Ai ftoi serbët e Bosnjes, që pavarësisht kësaj, të mos shohin me dyshim fqinjët e tyre, duke u garantuar se mbështetja e Beogradit për ta do të jetë e pakursyer.

Kurse presidenti i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik e cilësoi sulmin ndaj Vuçiç si sulm ndaj gjithë popullit serb.

Ndërkohë sa i përket autorëve, mediat boshnjake flasin për një person të ndaluar nga forcat e sigurisë. I ndaluari dyshohet se është personi që ka qëlluar me gurë në kokë Vuçiç, i cili si pasojë ka thyer edhe syzet.

merdic almir 3

Next Post

Rusia shkarkon Capellon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In