• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmon Londrën/ Berisha justifikon lidhjet e ngushta me Dautin dhe aferat me Fazlliç: Akuzat e Britanisë do skuqnin çdo njeri të civilizuar

by Java News
17/10/2022 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, Sali Berisha vijon të theksojë se nuk ka asnjë provë për të. Sipas ish kryeministrit, akuzat e Britanisë janë absurde dhe thotë se do të skuqnin çdo njeri të civilizuar.

Në një intervistë për Syri Tv, Berisha u përpoq sërish të thoshte se nuk ka lidhje me Fatjon Dautin, trafikantin që ka mbushur me drogë Britaninë e Madhe. Ashtu si edhe më parë, ish kryeministri thoshte se Dauti ka qenë vetëm mbështetës i PD dhe vetëm kaq.

“Britania e Madhe ka nxjerrë dy gjëra në treg për Sali Berishën, për gjërat më absurde që do të skuqnin çdo njeri të civilizuar. Ka nxjerrë një qytetar me emrin Fatjon Dauti, emrin e të cilit Sali Berisha e ka dëgjuar për herë të parë në jetën e tij ditën që i ka rënë derës dhe që Lulzim Basha tha se është bodyguardi i Berishës. Njeri që s’e kisha dëgjuar kurrë. Më thanë se ishte nga një familje e persekutuar nga Hasi dhe që ka punuar në Angli dhe është përzënë. Se si mund të quhet një njeri i lidhur me krimin për shkak se në betejë partiake njëri i bie derës dhe ky tjetri s’e ka takuar kurrë në jetën e tij, s’ka patur asnjë lidhje, është mbështetës i PD”, tha Berisha.

Edhe lidhjet e ngushta me Damir Fazlliç i përgënjeshtron dhe duke mos gjetur një mënyrë për të hedhur poshtë pretendimet, cilëson fajtor vetëm George Soros. Sipas Berishës, nuk janë takuar asnjëherë për favore ndërsa justifikon edhe dhëndrin sikur është marrë me agjensi imboliare.

“Damir Fazlliç, biznesmen, qytetar anglez që kurrë në jetën e tij nuk ka patur një proces apo ndjekje në Britaninë e Madhe. Ka ardhur këtu me BGR, kompani republikane më e madhja, ka punuar me ta si këshilltar elektoral. Më pas ka vendosur të bëjë biznes në Shqipëri. Nuk ka shkelur kurrë në zyrën e Sali Berishës për të kërkuar favore. E vetmja lidhje me Sali Berishën është se ka shkruar media e George Soros. Media e Soros boton një artikull ku thotë se Sali Berisha zgjeroi parkun industrial sepse Fazlliç bleu te dhëndri i tij 14 ha tokë. Si është e vërteta? Dhëndri im kur është kthyer nga Kosova ka filluar të merret me real estate”, tha Berisha./m.j

Next Post
Këto dy shtete vendosin të tërhiqen nga Eurovisioni, zbulohet arsyeja

Këto dy shtete vendosin të tërhiqen nga Eurovisioni, zbulohet arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In