• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmon drejtësinë për regji politike/ Pse gjuha e Berishës ka dhënë ‘efekt’ për të dhe famijen e tij?

by B K
08/07/2025 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historikisht, Sali Berisha ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me sistemin e drejtësisë. Ai është politikani që ka përdorur gjuhën më të ashpër dhe më agresive ndaj prokurorëve dhe ndaj gjyqtarëve të caktuar.

Edhe sot, ai vijon çdo ditë të etiketojë me fjalor linçues dhe denigrues kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, dhe gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, duke i akuzuar publikisht për lidhje me bandat kriminale, për ndikim politik dhe për shërbim ndaj pushtetit.

Për çudi, këto sulme nuk kanë pasur pasoja negative për Berishën, por përkundrazi, kanë rezultuar të “efektshme”. Ai arriti të marrë vulën e Partisë Demokratike nga e njëjta trupë gjyqësore që dënoi Ervin Salianjin. Doli nga masa e arrestit shtëpiak, dhëndri i tij po gjykohet në gjendje të lirë, dhe mbi të gjitha, akuzat e tij publike ndaj sistemit nuk janë përdorur për t’i rënduar pozitën; përkundrazi, çështja ndaj tij ka marrë formën e njëspektakli politik, ku më shumë vëmendje marrin shënimet për Dumanin sesa vetë akuzat ndaj Berishës.

Është për të ardhur keq që arsenali i gjuhës linçuese i Berishës ka dhënë rezultat, duke i lehtësuar rrethanat e tij ligjore dhe ato të rrethit të tij familjar. Në vend që këto qëndrime të reflektonin si rrezik për sistemin e drejtësisë, ato kanë prodhuar efekt të kundërt. Imagjino që një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë të përdorte të njëjtën gjuhë fyese dhe denigruese ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të caktuar në mënyrë nominale, duke shpifur dhe duke sajuar histori të paqena!

Nga ana tjetër, kjo situatë përmbys vetë alibinë e ngritur nga Berisha: se drejtësia është e kapur nga pushteti dhe përdoret për të goditur opozitën. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, vendimet gjyqësore nuk do t’i shkonin në favor. Por fakti që sulmet e tij agresive nuk ndëshkohen, por në disa raste shpërblehen, vetëm sa e ekspozon më tej dobësinë dhe mungesën e koherencës brenda sistemit të drejtësisë dhe minon çdo përpjekje për ta ndarë atë nga ndikimi politik./ TemA

Next Post
U lirua me kusht, Ervin Salianji del nga ambientet e burgut të Fierit

U lirua me kusht, Ervin Salianji del nga ambientet e burgut të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In