Pas intervistës që Meta dha për televizionin grek, ka pasur një reagim të ashpër nga ana e Ramës i cili e quajti dhe ekstremist.
Mata i ftuara në emision “Dritare”, të gazetare Rudina Xhunga tha se reagimi i Ramës ishte një përrallë.
“Kur më pyeti gazetarja greke se si i kam marrëdhëniet më Ramën, i thashë se problemi është se ai ka probleme me të gjithë, ashtu si edhe me ju. Dhe kjo është e vërtetë. Marrëdhëniet me Greqinë janë ndryshe. Ndërhyrja e Ramës sikur kam folur si nacionalist, është një përrallë. Është përpjekje për të shmangur vëmedjen nga thirrja e tij për policinë. Edhe Ramiz Alia nuk e bëri një thirrje të tillë për policinë”, tha Meta