• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sulmoi Kongresin me fanatikë të revoltuar”/ Sot i thur lavde, por çfarë shkruante në 2021 Berisha për presidentin Trump?

by B K
29/08/2025 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Sali Berisha është i njohur për inkoherencat e tij. Ai nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, sepse del të nesërmen dhe shprehet se kanë qenë ‘akuza politike’. Një ditë më parë, në kulmin e entuziazmit të tij kundër Soros-it, gazeta ‘TemA’ solli në vëmendje të lexuesit një letër tjetër të ish-Presidentit Berisha, i cili jo vetëm e shpallte mik personal, por e falënderonte për fitoren madhështrore të PD-së, e cila kishte ardhur edhe falë kontributit të miliarderit amerikan.

Në vazhdën e retroskektivës dhe duke parë ligjërimin e sotëm të Berishës ndaj Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, po risjllellim në kujtesë të lexuesit të gazetës ‘TemA’ një postim të Sali Berishës, jo shumë të largët, të datës 7 Janar 2021, në të cilin ai ka një tjetër ‘shqetësim’ nga ky i tanishmi, duke qenë i indinjuar në atë kohë për sulmin që ‘grupe ekstremiste dhe fanatike, të nxitur nga Presidenti në largim Trump, po i bënin Kongresit Amerikan, sepse besonin se zgjedhjet u vodhën’.

Në atë postim, Berisha dënon sulmet e Trupm ndaj kongresit dhe uron fitoren e Presidentit të sapozgjedhur Bajden.

“Ju ftoj të dashur miq të dënojmë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojmë atij suksese në përmbushjen e detyrave të tij të rëndësishme për SHBA dhe demokracinë në botë”, shkruan Berisha në fund të postimit.

Problemi nuk është se i intereson kujt në SHBA se çfarë shkruan dhe çfarë qëndrimesh mban në Shqipëri një i shpallur ‘non grata’ prej tyre, por pyetja është pse Berisha i ndryshon ‘aleancat’ imagjinare sipas hallit të tij personal?

Postimi i plotë i Berishës:

7 Janar 2021

Demokracia amerikane kaloi mbrëmë një natë të vështirë!

Miq, i mbledhur nën drejtimin e zëvendës Presidentit Pence dhe spiker Pelosit në procesin kushtetues të certifikimit shtet për shtet të elektorëve të zgjedhjeve që u fituan nga kandidati demokrat për president Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetarë të revoltuar fanatikë të Presidentit në largim Donald Trump, të cilët besonin në pretendimin e tij të hedhur poshtë nga gjykatat se zgjedhjet u vodhën.

Protestuesit e zemëruar çanë rrethimin mbrojtës të policisë, hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndërprenë punimet e tij dhe bastisën zyra dhe salla kryesore të ndërtesës.

Nga ndërhyrja e policisë gjatë rivendosjes së sigurisë për punimet e Kongresit, institucionit themelor kushtetues të SHBA të dhunuar pati 4 viktima, disa të plagosur dhe mbi 50 të arrestuar. Pas këtyre trazirave ndoshta të pashembullta në historinë e Tempullit të Demokracisë, Kongresi u rimblodh, përfundoi certifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diferencë të madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Sulmin ndaj Kongresit të SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump, e dënuan ish-presidenti George W. Bush, shumica e senatorëve republikanë dhe zyrtarë të lartë të administratës së SHBA-së, si dhe liderë nga mbarë bota.

Ju ftoj të dashur miq të dënojmë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojmë atij suksese në përmbushjen e detyrave të tij të rëndësishme për SHBA dhe demokracinë në botë. sb/ Tema

‘Sulmoi Kongresin me fanatikë të revoltuar që besonin se

 

Next Post
Kunati e pushoi nga puna pas grindjes, shqiptarin e kap inati dhe merr hak, i shkatërron kamionët e kompanisë

Kunati e pushoi nga puna pas grindjes, shqiptarin e kap inati dhe merr hak, i shkatërron kamionët e kompanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In