Një grua britanike që ishte për pushime në Gibraltar, ka njoftuar se disa majmunë “të pacipë” e kanë sulmuar seksualisht, ndërsa i kanë hequr bikinet nga trupi i saj.
Melissa Hart, e cila ishte për vizitë në një udhëtim nga Marbella, ka përshkruar se si majmunët kanë hequr rrobat e saj dhe e kanë sulmuar në zonat më intime të trupit.
“Aty kishte edhe njerëz të tjerë dëshmitarë dhe kanë parë nga afër se çfarë po ndodhte, e ata vetëm qeshnin”, tregon Melissa për Olive Press.
‘’Unë jam sulmuar seksualisht dhe shumë njerëz menduan se ishte një shaka e madhe’’, vazdon më tej Melissa.









