• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmohet nga tifozët, por Memushaj çdramatizon lajmin: Është ekzagjeruar

by Java News
13/12/2016 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë, Peskara ishte e mbushur me heronj. Ledian Memushaj & CO trajtoheshin si të tillë nga i gjithë qyteti, për vetë atë që po bënin me skuadrën e tyre në Serinë B. Fitore të njëpasnjëshme dhe suksese që e mbajtën ekipin me shpresën se sezoni 2015-2016 do të ishte i artë, më shumë sesa i mëparshmi kur kjo skuadër nuk ia doli në fazën “play off” që të siguronte ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Mbrëmë, Peskara kishte organizuar një darkë për festat e fundvitit, por tifozët e kësaj skuadre nuk janë pajtuar me një festë. Duke parë ecurinë aspak pozitive që po kalojnë “delfinët” në elitën e futbollit italian, i kanë rezervuar një pritje aspak miqësore stafit të ekipit dhe lojtarëve. Mes të cilëve, edhe kapitenit, mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Lideri i këtij ekipi nuk e zmadhon situatën dhe ruan qetësinë. “Nuk ka ndodhur asgjë, pa merak”, shprehet ai menjëherë sapo hap telefonin.

Mirëmbrëma Ledian, si jeni?
Mirëmbrëma! Shumë mirë.

Çfarë ndodhi përpara se të hynit në festë?
Asgjë. Nuk kishte asgjë.

Në mediat italiane është raportuar se ju kanë pritur disa tifozë, të cilët kanë tentuar të godasin makinën tuaj dhe të trajnerit apo lojtarëve të tjerë?
Jo, Jo. Nuk është kaq e madhe. E kanë ekzagjeruar.

A mund të na e shpjegoni pak situatën?
Ishin disa tifozë përpara se ne të futeshim në atë ambient. Gjithashtu, kishte edhe forca policie. Mes atyre njerëzve që ishin, dy apo tre tentuan të afroheshin te makinat. Kaq!

Juve ju goditën?
Jo, mua jo. E thashë, kishte forca policie që ndërhynë.

A pati ndonjë person të skuadrës që pësoi ndonjë dëmtim?
Jo, jo fare! Rrini të qetë, nuk ka ndodhur asgjë e tillë siç po thoni ju.

Dakord, por thjesht po u referohemi raportimeve që kanë bërë mediat italiane mbi ngjarjen…
Jo, jo, e kanë zmadhuar.

A vijoi mbrëmja?
Po, vijoi. E them edhe një herë që gjithçka ndodhi në vetëm pak minuta dhe nuk ishte asgjë kaq e madhe.

Po në dalje patët problem?
Jo, fare. Aktualisht sapo mbërrita në shtëpi. Jua them me sinqeritet që gjithçka ka ndodhur ishin vetëm dy apo tri shqelma kundrejt dy-tri makinave tona. Kaq!

Pse mendoni se ka ndodhur diçka e tillë?
Shikoni, skuadra nuk po kalon një periudhë të mirë dhe kjo na ka zemëruar të gjithëve. Askush nuk pëlqen që të mundemi, apo që të mos arrijmë rezultatet që duam.

A ka pasur ndonjë takim mes përfaqësisë së tifozëve dhe jush si kapiten apo me drejtuesit e klubit?
Në dijeninë time nuk është bërë dhe nuk është planifikuar asnjë e tillë.
Panoramasport/d.i.

Next Post
Qeni kap në flagrancë hajdutin shqiptar

Qeni kap në flagrancë hajdutin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com