Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, në qytetin bregdetar.
Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta F.L., 35 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e dy autorëve të dyshuar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
/a.r