Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.
Persona të panjohur e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në Matiqan.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.Sulmi ka ndodhur rreth orës 22 e 10 minuta të së dielës, ndërsa nuk ka viktima, bën të ditur RTK.
Ditë më parë, objekti i RTK’së është sulmuar me granatë dore, nga persona ende të panjohur, citohet ”Express”. (b.an)