Terrorizmi goditi sërish SHBA-në mbrëmjen e djeshme. Tetë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë mbeten të plagosur gjatë një sulmi në Nju Jork ku kamioni u fut mes këmbësorëve.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave.
“Të trishtuar nga lajmet që vijnë nga Nju Jorku. Mendimet tona janë me viktimat e këtij sulmi frikacak dhe familjet e tyre”, shkruan ministri Bushati në Twitter./a.m.