Dy vajzat dhe gruaja e trajnerit të Sitit, Pep Guardiola, kanë qënë të pranishme në koncertin e djeshëm të këngëtares Ariana Grande në Mançester, pas përfundimit të së cilit ndodhi një sulm terrorist që la të vdekur 22 persona dhe rreth 60 të tjerë të plagosur. Sipas raportimit të mediave spanjolle, për fat të mirë ato nuk pësuan asnjë dëmtim dhe arritën të largoheshin që aty të shëndetshme, por përjetuan një moment mjaft të vështirë për gjendjen e tyre psikologjike gjatë panikut të shkaktuar nga ngjarja tragjike.
ma.me