Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin terroriste të mëngjesit të sotëm në Ankara të Turqisë.
Përmes një komunikate për shtyp, MPJ dënon sulmin terrorist ndërsa shprehen ngushëllimet edhe për popullin dhe qeverinë turke.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë dënon sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasoj humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar ne sherim te shpejte per te plagosurit dhe ne tejkalimin e kesaj situate.” thuhet në deklaratën e MPJ









