Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë se zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme, sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe hakmarrja e Teheranit me sulme, janë të rrezikshme”.
Përmes një postimi në X ajo ka thënë se blloku evropian “po koordinohet me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike”.
“Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, ka thënë ajo.
“Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar për lehtësimin e largimit të shtetasve të BE-së. Personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni”, shton Kallas.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”.
Ai i është drejtuar popullit iranian, duke i thënë se “pas sulmeve, merreni ju në duar Qeverinë”.
Ndërkohë, trupat ushtarake iraniane po kundërpërgjigjen me sulme me dronë e raketa kundër shteteve të Lindjes së Mesme.











