• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmi në TCH/ Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla

by
27/03/2023 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi i orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt godinës së televizionit ‘Top Channel’ ku mbeti i vdekur edhe roja, Pal Kola, ka sjellë tronditje të opinionit publik në vend për shkak të mënyrës sesi u organizua një attentat i tillë ndaj medias, pushtetit të katërt.

Gazetari, Sokol Bregu i ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV e konsideroi këtë si një akt të pastër terrorist. Ai tha se është vepruar njësoj si në atentatet e tjera me vrasje në vend, ku aurtorët kryejnë goditjen dhe më pas përpiqen të zhdukin gjurmët duke djegur makinën e përdorur.

“Kush kërkon një motiv ende pa u arrestuar autorët e rëndë të këtij krimi ka probleme me median pastaj. Do të thotë se janë goditur të gjithë gazetarët. Për herë të parë sot, të gjithë drejtuesve të policisë u kam dërguar një mesazh në formë kërkese që duhet ta gjejnë këtë për shumë arsye, për të treguar se krimi nuk mund të fitojë ndaj medias dhe se ne të gjithë kemi pozicionet tona pavarësisht sesi i shohim ngjarje të ndryshme në vend. Të godasësh në këtë lloj forme, me kallashnikov, një akt i pastërt terrorist, çfarë ndryshimi ka kjo, kur vranë një person. A është e njëjta skemë si të gjitha aktet e tjera kriminale në vend”- u shpreh Bregu. 

Infrastruktura e kushtueshme që kanë përdorur autorët është një prej detajeve të këtij atentati të rëndë. Gazetari, Denis Minga tha se fakti që infrastruktura e përdorur ka qenë e kushtueshme tregon se nuk është një sulm i zakonshëm. Sipas tij, ngjarja duhet zbardhur brenda 24 orëve përndryshe shanset do të jenë më të vogla.

“Infrastruktura ka qenë e kushtueshme, që do të thotë se janë hedhur shumë para për këtë lloj sulmi nuk është një sulm i zakonshëm. Është shumë e rëndësishme që të zbardhet si ngjarje brenda 24 orëve sepse më pas bien shanset për ta zbardhur pasi kalojnë shumë orë. Këto janë orët e nxehta”-u shpreh Minga. 

Nga ana tjetër, gazetari Arbër Hitaj tha se politika përçon urrejtje në opinionin publik duke bërë që një gjuhë e tillë të përshkallëzohet deri në ekstrem. Si një ndër pistat që po hetohen, Hitaj tha se është edhe ajo e deklaratave të bëra nga Berisha për kontratën e shitjes së televizionit.

“Është politika që përçon urrejtje në gjithë opinionin publik. Një gjuhë e tillë deri në ekstrem do çojë në këto ngjarje. Duke parë një agresivitet që rritet dhe shtohet, automatikisht edhe njerëzit që mund të jenë edhe palë, edhe konflikt interesi. Një nga pistat kryesore që po hetohet është edhe kjo puna e shitjes që ka përmendur edhe Berisha. Mund të jetë ky denoncim i Berishës që i ka hedhur benzinë zjarrit? Mund të jetë por edhe mund të mos jetë, kjo mbetet për t’u hetuar”-tha Hitaj. 

Gazetarja, Keti Banushi tha se për zbardhjen e ngjarjes janë marrë në pyetje një grup i gjerë personash, duke përfshirë edhe vetë pronarët e televizionit në fjalë dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme.

/e.d

Next Post
Shqipëria e pafat kundër Polonisë! Kuqezinjtë nisin rrugën drejt Euro 2024 me humbje

Shqipëria e pafat kundër Polonisë! Kuqezinjtë nisin rrugën drejt Euro 2024 me humbje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In