• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi në Siri, si reaguan disa prej krerëve të shteteve të botës

by Java News
14/04/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria siriane është përpjekur të përcjellë një mesazh sfidues pas sulmeve, duke postuar një video në median sociale ku shihet Presidenti Bashar Al Assad duke ardhur sot në mëngjes në zyrë, shoqëruar me diçiturën: “Mirëmëngjes Qëndresë”.Gjëmimet e sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në Siri janë ndjerë në të gjithë botën dhe janë përcjellë me reagime të ndryshme.

Rusia reagoi me revoltim të hapur. Në një deklaratë të presidentit Vladimir Putin thuhet: “Moska e dënon në mënyrën më të fortë sulmin”. Një gjeneral rus tha se Moska mund ta pajisë Sirinë me një sistem më të avancuar raketash.

Kina ka bërë thirrje për gjakftohtësi, duke theksuar se synimi duhet të jetë ulja e tensioneve dhe puna për një zgjidhje politike të konfliktit. Kryeministrja britanike Theresa May, vendi i së cilës ishte i angazhuar në sulmin e fundit në Siri, tha se goditjet ishin të nevojshme pasi përpjekjet diplomatike për të ndalur përdorimin e armëve kimike kishin dështuar, falë vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit.

Ndërkaq, aleatët perëndimorë të Amerikës kanë reaguar duke mbështetur sulmin si një përgjigje e merituar ndaj sulmeve kimike.

Gjermania, Kanadaja, Australia dhe Japonia shprehën mbështetje për veprimet amerikane. Ndërkaq, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se “blloku qëndron përkrah aleatëve tanë, në anën e drejtësisë”.

Kryeministri italian Paolo Gentilioni mbajti një konferencë për shtyp ku tha se goditjet ishin motivuar nga sulmi i qeverisë siriane me armë kimike. Sulme të tilla qeveria siriane ka bërë edhe më parë, tha kryeministri italian, duke theksuar se bota nuk mund të lejojë akte të tilla.

“Operacioni ishte një përgjigje e motivuar nga përdorimi i armëve kimike në Douma dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që regjimi sirian përdor armë kimike gjatë këtij konflikti. Besoj se një shekull pas Luftës së Parë Botërore nuk mundemi të pranojmë idenë e përdorimit të armëve kimike gjatë konflikteve të tanishme”, tha Kryeministri Gentilioni.

Edhe Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetje për sulmet ajrore të aleatëve.

“Sulmi i Assadit me armë kimike ndaj popullit të tij është jo vetëm i tmerrshëm, por edhe një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar. Armët kimike nuk mund të tolerohen dhe komuniteti ndërkombëtar u detyrohet viktimave, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit vazhdon të jetë i bllokuar. Prandaj është e drejtë që Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar morën këto masa”, tha zonja von der Leyen.(Zeri i Amerikes)

Next Post
STATUTI/ Mblidhet kryesia e PD, ndëshkimet ndaj atyre që ‘dëmtojnë partinë’

STATUTI/ Mblidhet kryesia e PD, ndëshkimet ndaj atyre që 'dëmtojnë partinë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës! Kujtim Cakrani përfundon në spital

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës! Kujtim Cakrani përfundon në spital

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In