Pesë miq nga Argjentina janë mes viktimave të sulmit në Nju Jork të martën, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, pasi një kamionçinë hyri mes turmës së njerëzve në zemër të metropolit botëror, Nju Jork.
Pesë shokët nga Argjentina kishin shkuar në Nju Jork për të festuar 30-vjetorin e diplomimit të tyre që nga koha e shkollës së mesme.
Shoke klasë në vitin 1987, djemtë dëshironin të arratiseshin për disa ditë, dhe kishin zgjedhur një udhëtim me biçikleta për të shijuar rrugët më të larmishme dhe vendet në Manhattan.
Por ajo që duhet të ishte një ditë feste, u kthye në tragjedi për miqtë nga Argjentina.
Ministri i jashtëm argjentinas ka konfirmuar se personat që kanë gjetur vdekjen janë: Hernán Diego Mendoza, Diego Enrique Angelini, Alejandro Damián Pagnucco, Ariel Erlij dhe Hernán Ferruchi.
Ndërsa miku i tyre i gjashtë, Martin Ludovico Marro, u plagos.
Gjithashtu mes viktimave ishte dhe një grua belge. Ministri i jashtëm belg, Didier Reynders, tha se ajo ishte nga Roulers. Ndërsa dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende. Policia qëlloi menjëherë autorin e kësaj ngjarje, i cili u plagos në bark.
Një 29-vjeçar, emigrant nga Uzbekistani, u qëllua dhe u plagos nga policia ndërsa u largua prej mjetit me të cilin kishte kryer sulmin. I dyshuari raportohet të ketë thirrur “allahu akbar”, ndërsa largohej nga kamioncina.
Zyrtarët menjëherë e klasifikuan atë si sulm terrorist. një shënim u gjet në kamioncinë, në të cilin kishte një referim për shtetin islamik. Vdekja e pesë argjentinasve u konfirmua nga Ministria e Jashtme. Ata ishin pjesë e një grupi prej 10 miqsh që kishin shkuar në nju jork për të festuar përvjetorin e 30 të diplomimit të tyre nga një kolegj politeknik në qytetin qendror të Rozarios. Një prej viktimave, pronar i një kompanie hekuri, kishte paguar udhëtimin e miqve. Edhe ministria e jashtme belge ka konfirmuar tashmë se një nga viktimat ishte shtetas belg ndërsa për dy viktimat e tjera identiteti nuk është konfirmuar ende.
a.ç