• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmi ndaj mjetit të policisë, vetëm një në burg, një “arrest shtëpie” dhe tjetri lirohet

by A R
22/09/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimeve te bujshme në Elbasan, kur policia njoftoi se biznesmeni me makinen e blinduar perplasi automjetin e zv/shefit te policise, gjykata ka caktuar sot masat e sigurise per tre te arrestuarit.

Ne gjyq kane dale te arrestuarit, Ledio Zabeli, 26 vjeç, Kelmend Xhaferri, 35 vjeç dhe Valmir Dedja, 44 vjeç.

Gjykata ka vendosur te lere ne arrest shtepie Klemend Xhaferrin, te cilit gjate kontrollit policor iu gjet një pushkë sportive pa leje. Nderkohe qe ka lene ne arrest me burg Zabelin dhe Dedjan shkruan Panorama.

Dedja eshte me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor dhe u arrestua se ka kundërshtuar urdhrin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Kurse Zabeli, ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri dhe gjate kontrollit iu gjet lende narkotike.

Arrestimet në Elbasan 

Policia ka arritur të ndalojë dy personat që gjenden në mjetin luksoz “Range Rover”, përkatësisht shoferin Kelmend Xhaferri dhe pasagjerin Ledio Zabeli.

Po kështu është ndaluar edhe roja i tregut ushqimor.Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe me urdhër të saj janë prerë fletë-arrestet për personat e ndaluar:

1.Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan që ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

2.Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pushkë sportive pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

3. Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan, me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor. Ai ka kundërshtuar urdhrin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Next Post
“Shansi i fundit i Bashës”, Imami: Ik vetë nëse humb në 2019-ën

"Shansi i fundit i Bashës", Imami: Ik vetë nëse humb në 2019-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In