Nëntë persona janë arrestuar, 12 janë në kërkim dhe 33 janë të proceduar në gjendje të lirë pas sulmeve ndaj policisë dhe KZAZ-ve nr.17 që ndodhej tek Biblioteka e qytetit dhe Nr. 16 që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa në Mat.
Mes të arrestuarve janë militantë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkikë, administratorë dhe punonjës të tjerë.
Të arrestuarit
E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).
E.T, 49 vjeç, banues në Klos
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht :
N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
g.kosovari