Takimi i dy liderëve, Donald Trump dhe Vladimir Putin, dukej një fillim i mirë për uljen e tensioneve mes dy vendeve, SHBA e Rusi, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione mbi Rusinë, pas arritjeve në përfundimin se përdorën agjent nervor kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Britaninë e Madhe.
Vendimi u mor ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja mbi një stol në qytezën e Salisbury të Anglisë më 4 mars të këtij viti.
Skripal dhe e bija mundën të shërohen plotësisht pas një kohe të gjatë rikuperimi prej javësh të tëra në spital. Akuza të forta janë hedhur nga qeveritë e shumë vendeve ndaj Rusisë, por lideri Vladimir Putin ka hedhur poshtë të gjitha zërat se ai ka gisht në këtë ngjarje.
“Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se qeveria ruse ka përdore armë kimike kundër shtetasve të vet duke thyer ligjin ndërkombëtar,” tha zëdhënsja Heather Nauert në një deklaratë për shtyp. “Sanksionet do të vihen në zbatim rreth datës 22 gusht,” shtoi ajo.
ma.me











