Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live teksa ka komentuar lidhur me sulmin e Sali Berishës nga Gert Shehu kur ka kaluar një javë, u shpreh se kryetarit të opozitës tashmë duhet ti garantohet mbrojtja.
Ndërsa lidhur me syzet e errëta të shumëpërfolura të Berishës, Vangjeli deklaroi se pas tyre nuk fshihet thjesht mbulimi i një shenjë në fytyrën e tij, por një mesazh politik që persona të tillë përcjellin përmes portretit.
Shumëçka në Tiranë në vijimësi të asaj që ndodhi në 6 dhjetor i bashkonte i njëjti bulevard. Nga njëri skaj samiti, nga krahu tjetër protesta ku ndodhi dhe atentati ndaj Berishës. Edhe pse ka kaluar vetëm një javë jehona e madhe, pritet të shkojë në ç’tensionimin e situatës. Çfarë mund të bëjë kryeministri në këtë rast? Mund të autorizojë shtimin e mbrojtjes fizike të atij që është kryetari i opozitës, duhet të garantohet mbrojtja e tij. Duhet një hetim i shpejtë i hapur dhe transparent dhe deri tani hetimi mbi ngjarjen e ka komisariati nr. 1, ku krahas vjedhjeve apo grabitjeve hetohet dhe kjo ngjarje. Sa i përket syzeve të errëta të Berishës, shumë e kanë parë si një fenomen estetik por nuk është i tillë. Syzet e zeza të Berishës nuk fshihet shenja në fytyrën e tij, por një mesazh politik. Politikanë të tillë japin mesazhe përmes portretit që është goditur një javë më parë.
/e.d