Kryeministri Isa Mustafa, mori goditje me vezë kur po raportonte në Kuvend për marrëveshjet e lidhura në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Këtë sulm me vezë e bëri opozita në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe NISMA-n.
Klan Kosova ka mësuar se sulmi ndaj Mustafës ishte planifikuar 2 javë më herët, për shkak se edhe vezët në Kuvend kishin hyrë shumë më parë se kur u përdorën.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me zyrtarët e subjektit më të madh opozitar, Vetëvendosjes, e cila doli të jetë organizatore e këtij sulmi në kuvend, por që ata nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje, me arsyetim se janë duke u marrë me organizimin e protestave që do të jenë shpejt.









