Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar përfshirjen e Ukrainës në sulmin me dron që goditi Kremlinin mbrëmjen e djeshme. Ai tha se Ukraina lufton për të mbrojtur territorin e vetë dhe nuk ka armë të mjaftueshme për një sulm të tillë.
“Ne nuk e sulmuam Putinin apo Moskën. Ne po luftojmë në territorin tonë duke mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona. Ne nuk kemi armë të mjaftueshme për ta bërë këtë. Ne nuk e sulmojmë Putinin, ne e lëmë atë në gjykatë”, vazhdoi Zelensky në një konferencë për shtyp në Helsinki./m.j