• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi mbi spitalin në Gaza, reagon Ushtria e Izraelit: Shpërthimi u shkaktua nga Xhihadi Islamik Palestinez

by A R
18/10/2023 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka reaguar pas sulmit mbi spitalin në Gaza. Ai ka mohuar që Izraeli të jetë përgjegjës për këtë sulm ku ndër të tjera ai ka thënë se sulmi është kryer nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.

“Ne bëmë një rishikim të menjëhershëm me të gjitha degët përkatëse të IDF,”  ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka bërë edhe një kronologji të ngjarjeve pak para shpërthimit në spital ku tha se në orën 18:15 me orën lokale të Martën një breshëri raketash u hodhën nga Hamasi drejt Izraelit. Më pas, në orën 18:59, ai thotë se një breshëri prej rreth 10 raketash u hodh nga PiJ nga një varrezë aty pranë dhe në të njëjtën kohë, ka pasur raportime për një shpërthim në spitalin në qytetin e Gazës.

Hagari vazhdon, duke thënë se Hamasi e kuptoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik, por filloi një “fushatë mediatike globale” për të fajësuar Izraelin.

“Ata shkuan deri aty sa rritën numrin e viktimave,” thotë ai. “Ata e kuptuan me siguri absolute se ishte një raketë e gabuar nga Xhihadi Islamik që dëmtoi spitalin.”

Gjithashtu ai thotë se pamjet ajrore konfirmojnë se nuk ka pasur goditje direkte në vetë spitalin dhe nuk ka pasur dëmtime në ndërtesat aty pranë dhe se i vetmi vend i dëmtuar është parkingu jashtë spitalit.

Ai thotë se nëse IDF do të ishte përgjegjëse për shpërthimin, do të kishte pasur një “krater” ose disa “dëmtime strukturore”.

Ndërkohë kujtojmë se Hamasi dhe autoritetet palestineze kanë fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital.

/a.r

Next Post
EMRAT| Rrëmbyen 46-vjeçaren në Tiranë, arrestohen dy autoret e dyshuara

U konfliktua me dy vëllezër dhe qëlloi me armë në afërsi të banesës së tyre/ Policia shpall në kërkim 26-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In