Këto pamje tregojnë regjistrimet që ka fiksuar një nga kamera e sigurisë të një hoteli tjetër pranë atij ku qëndroi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Aty shihet se fillimisht puçistët avancojnë nga brigjet drejt Hotelit Grand Yazıcı, ndërsa pas luftimeve me truprojat e presidentit, nga vendi i quajtur Turban drejtohen nga rruga kryesore.
Këto janë pamje të reja të sulmit nga puçistët në të cilin u tentua të vritej Presidenti i Turqisë në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas, në të cilin ai po qëndronte gjatë mbrëmjes së tentativës për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).