• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi kibernetik nga Irani, Rama në OKB: Donte të gjunjëzonte një vend sovran, shkelje flagrante e normave të sjelljes

by Java News
24/09/2022 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkelje flagrante të normave të sjelljes në hapësirën kibernetike. Kështu e ka konsideruar Kryeministri Rama, sulmin kibernetik të sponsorizuar dhe orkestruar nga Republike Islamike e Iranit.

Kjo është arsyeja pse, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Qeveria e Shqipërisë nuk pati zgjidhje tjetër veçse të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Rama theksoi se “shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar të jetë një shembull dhe një pengesë për këdo që mbështet ose sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane”.

Rama në OKB: Në një kohë kur një mori krizash e kanë vënë botën në trazira, duke përfshirë kërcënimet e papranueshme bërthamore, dëshiroj të tërheq vëmendjen e Asamblesë për një çështje tjetër thelbësore të lidhur ngushtë dhe me ndikim të madh mbi paqen dhe sigurinë: sigurinë kibernetike. Teknologjia në ditët e sotme është pjesë e çdo aspekti të jetës sonë. Në Shqipëri 95% e shërbimeve për qytetarët dhe biznesin ofrohen online. Këto sisteme miqësore për përdoruesit kursejnë kohë, energji dhe përmirësojnë në mënyrë drastike efikasitetin, cilësinë dhe janë mjeti më i mirë për të eliminuar korrupsionin endemik.

Por, korrikun e kaluar, Shqipëria ishte objektivi i një sulmi kibernetik të paprovokuar. E gjithë infrastruktura dixhitale e qeverisë ishte nën një sulm të vazhdueshëm dhe të koordinuar, me synimin e qartë për ta shkatërruar atë, për të paralizuar shërbimet publike dhe për të vjedhur të dhëna dhe komunikime elektronike nga sistemet qeveritare, për të krijuar kaos dhe për të nxitur tensionin në vend.

Një hetim i gjatë dhe i thelluar, i kryer në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë botërore mbi terrorizmin kibernetik, ka konfirmuar tashmë, pa asnjë dyshim, se sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran, ishte një agresion i sponsorizuar nga shteti, orkestruar dhe realizuar nga Republika Islamike e Iranit.

Kjo është arsyeja pse, përballë një shkeljeje kaq flagrante të normave të sjelljes së përgjegjshme të shtetit në hapësirën kibernetike në kohë paqeje, të cilat përfshijnë përmbajtjen nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun, Qeveria e Shqipërisë nuk pati zgjidhje tjetër veçse të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar të jetë një shembull dhe një pengesë për këdo që mbështet ose sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane. Ne i nxisim Kombet e Bashkuara, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit, të fokusohen më seriozisht dhe konkretisht në adresimin e sigurisë kibernetike duke investuar në parandalimin dhe duke ndihmuar Shtetet Anëtare të ndërtojnë rezistencë./m.j

Next Post
Mbrojtje UÇK/ Rama në OKB: Raporti i Dick Marty, dështim në nivel ndërkombëtar! Pranoni kërkesën tonë për të pasur një raport të ri!

Mbrojtje UÇK/ Rama në OKB: Raporti i Dick Marty, dështim në nivel ndërkombëtar! Pranoni kërkesën tonë për të pasur një raport të ri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In