• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmi kibernetik në Shqipëri, DW: Çfarë parashikojnë sanksionet kundër Iranit

by
11/09/2022 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar, Edi Rama publikoi të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani. Shqipëria po punon fort me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të saj, sipas kryeministrit shqiptar.

Shqipëria njofton për një sulm tjetër kibernetik nga Irani. Kryeministri shqiptar, Edi Rama e bëri publik të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani në një postim në twitter, duke theksuar se „një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”, shkruan ai.

Bllokohen prona iraniane në juridiksionin e SHBA

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri ndodhi pa kaluar as 24 orë nga vendimi që morën SHBA të premten, (09.09) për sanksione  ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ndaj titullarit të kësaj ministrie, ministrit Esmail Khatibi.

Në një njoftim të Departamentit të Thesarit të SHBA, të publikuar dje, (09.09)theksohet që sanksionet merren „ për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.“ “Në korrik 2022, aktorët e sulmeve kibernetike, me mbështetjen e qeverisë së Iranit dhe Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë, ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë së Shqipërisë duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj“, thekson ky njoftim.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson citohet të ketë thënë që “sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e veprimeve të përgjegjshme shtetërore në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, ku përfshihet norma për të mos dëmtuar infrastrukturën kritike që ofron shërbime për publikun, SHBA nuk do të tolerojë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që vënë në shënjestër Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët e tyre“

Çfarë parashikojnë sanksionet?

Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ministrit të sipër përmendur, Esmail Khatibi, u bllokohen të gjitha pronat dhe interesat në pronësi të tyre që janë nën juridiksionin e SHBA si edhe u ndalohet hyrja në transaksione me palën amerikane. Pronat do të bllokohen edhe kur 50 për qind ose më shumë e tyre zotërohet nga personat apo entitete iraniane të vëna nën sanksione. Persona jo amerikanë që angazhohen në transaksione të caktuara me persona apo entitetet iraniane që janë subjekt sanksionesh mund  të bëhen objekt sanksionesh. Çdo institucion financiar i huaj që me vetëdije kryen ose lehtëson një transaksion të rëndësishëm për ose në emër të personave të caktuar, mund t’u nënshtrohet sanksioneve nga SHBA  thekson njoftimi i Departamentit të Thesarit.

Një ditë pas vendimit këtë javë ( 07.09) të qeverisë së Tiranës për  ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas provave për sulm kibernetik nga ky vend, burime zyrtare bënë me dije bi,sedën telefonike të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan me kryeministrin Edi Rama, ku rikonfirmohet mbështetja e fuqishme amerikane ndaj Shqipërisë, vendit aleat në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik dhe zotimi nga të dyja palët „për të vazhduar përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar masat e sigurisë kibernetike“. DW

/e.d

Next Post
Horoskopi i datës 23 prill 2022, ja çfarë thonë yjet sot për ju

Horoskopi, 11 Shtator/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In