• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmi kibernetik/ Komisioni i Prokurimit Publik rikthehet në funksion të plotë: S’është cënuar asnjë e dhënë, faleminderit mediave për ndihmën

by Java News
28/07/2022 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet online të Komisionit të Prokurimit Publik janë rikthyer në funskion të plotë.

Përmes një njoftimi KPP ka informuar të gjithë operatorët, autoritetet kontraktore dhe të gjitha subjektet e interesuara se pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të shërbimeve qeveritare, faqja zyrtare e internetit www.kpp.al dhe Sistemi i Ankesave Elektronike në E-Albania, tashmë janë të aksesueshme plotësisht.

Gjatë betejës kibernetike kur të gjitha sistemet u mbyllën, KPP ishte inctitucioni i vetëm i cili krijoi një databazë online që e shperndau per mediat, me qellim informimin  grupeve te interesit.

Njoftimi:

Komisioni i Prokurimit Publik njofton operatorët ekonomikë, autoritetet kontraktore dhe të gjitha subjektet e interesuara, se faqja zyrtare e internetit www.kpp.al dhe Sistemi i Ankesave Elektronike në E-Albania është rikthyer tashmë në funksion të plotë.

Në faqen zyrtare të Komisionit janë përditësuar të gjitha ankesat e dorëzuara, vendimet dhe çdo akt në zbatim të ligjit. Tashmë, autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe subjektet e interesuara mund të marrin informacion në kohë reale në faqen e internetit të Komisionit. Gjithashtu, operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj mund të dorëzojnë në rrugë elektronike, ankesat dhe argumentet, si dy shërbime në portalin unik qeveritar E-Albania.

Komisioni sqaron të gjitha grupet e interesuara, se falë sistemeve të sigurta të ndërtuara në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nuk ka asnjë dëmtim apo shpërndarje të paautorizuar të të dhënave të Sistemit të Ankesave Elektronike dhe se të dhënat janë të sigurta. KPP-ja falenderon median e shkruar dhe elektronike për bashkëpunimin e ndjekur dhe për publikimin e njoftimeve mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve gjatë gjithë kësaj periudhe, si edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për mbështetjen e dhënë për zgjidhjen në një kohë të shpejtë të problematikës së shkaktuar si pasojë e sulmit të sinkronizuar kibernetik.

Komisioni fton të gjitha subjektet e interesuara, që për çdo informacion të kontaktoni në numrin e tel: +355(0)42281851 dhe adresën elektronike: kpp2.info@gmail.com. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

KRYETAR
Jonaid Myzyri

Next Post
FOTOT/ “Do ta parkoj kamionin në dhomën tënde”/ Burri hakmerret pasi e lë e dashura, i shemb shtëpinë dhe…!

FOTOT/ “Do ta parkoj kamionin në dhomën tënde”/ Burri hakmerret pasi e lë e dashura, i shemb shtëpinë dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In