• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kronikë

Sulmi kibernetik/ Irani hakmerret ndaj Shqipërisë, eksperti i sigurisë: Priten skenare të frikshme!

Java News by Java News
September 10, 2022
in Kronikë, Kryesoret
2
“Do arrestohen 90 persona”/ Deklarata e fortë e ekspertit për ‘Plumbi i artë’: Krimi i organizuar biseda me politikanë përmes…
0
SHARES
476
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sulmeve të vazhdueshme me të cilat vendi u përball përgjatë korrikut të vitit të shkuar, Irani nuk po ndalon.

Pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike duket se Irani ka ndërmarrë një tjetër ofensivë kundrejt Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS të Shqipërisë që përbën dhe pikën kyçe të kontrollit kufitar. Pavarësisht se punonjësit kanë punuar manualisht tashmë prej më shumë se 12 orësh, raportohet se nuk ka pasur radhë me makina në pikën kufitare, kjo pasi është shtuar edhe më shumë staf policor.

Sipas informacioneve mësohet se sulmi ka ndodhur rreth 22:10 kur papritur TIMS ndaloi së punuari. Fillimisht nuk u kuptua se çfarë ndodhi, ndërkohë që një tjetër goditje erdhi në orën 23:13 duke pamundësuar aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

Por a është kjo një hakmarrje?

Gjithçka doli në dritë pasi u zbulua në mënyrë të pakontestueshme se sulmet kibernetike të ndodhura në korrikun e shkuar, janë si pasojë e ndërhyrjes së hakerave iranianë. Menjëherë pasi u zbulua kjo, Shqipëria i dha një ultimatum 24 orarësh diplomatëve iranianë për largimin e tyre dhe shteti shqiptar ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Shqipëria është shndërruar në një prej objektivave të Iranit, që në momentin që Shqipëria pranoi grupin e muxhakedinëve të MEK 10 vite më parë. Ky grupim është i vendosur në Manzë dhe konsiderohet si një ndër kundërshtarët më të fortë të regjimit në Iran.

Në një deklaratë për City News Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se iranianët si shoqëri janë shumë hakmarrës, po ashtu edhe sedra e lidhur me aspektet fetare është shumë e fortë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ne mund të presim gjithçka nga ata.

“Mbas ndërprerjes së marrëdhënieve tona diploatike, ne duhet të presim çdo gjë nga ata. Ata në profilizimin e përgjithshëm global që ne kemi bërë dikur nëpër universitete, janë shumë hakmarrës, sepse kanë këto tendencate krenarisë kombëtare, të poshtërimit kur iu ndodh diçka. Sedra e tyre e lidhur edhe me aspektet fetare është shumë e fortë. Ajo që ka ndodhur sot me TIMS-in është në vijim të asaj, sepse ata kanë një vit që kanë hyrë. Unë e paralajmërova këtë edhe para një muaji, por askush nuk ma vuri veshin sepse ishin në plazh.

Ata kishin hyrë në sisteme dhe kishin marrë lejet e qëndrimit të njerëzve, këtyre të huajve që vinë. E kishin marrë të gjitha këta muxhahedinët. Ata e mbyllnin dhe e hapnin këtë sistem dhe hynin e dilnin dhe unë kuptova që ata kanë hyrë në sistemet tona policore. Edhe kjo e sotmja, ata e kishin këtë sistem, thjesht po përshkallëzojnë, godasin aty ku kanë hyrë përpara dhe i kanë kodet e aksesit.”-shprehet Karamuço.

I pyetur nga gazetarja e CNA, Xheni Lekaj, nëse kjo ngjarje ka lidhje me strehimin e një grupimi muxhakedin në 2010-tën, Karamuço u përgjigj që kjo ka qënë pika e kthesës, ku Irani ka përshkallëzuar marrëdhëniet me Shqipërinë, pavarësisht se edhe para kësaj nuk kemi pasur ndonjë marrëdhënie miqësore.

“Patjetër, thyerja më e madhe ajo ishte. Nuk kanë qënë shumë miqësore me ne edhe më parë. Por me strehimin e tyre, që në kohën e Berishes që erdhën 200 veta, ata i pranë gjërat me ne, dhe nisën të marrin veprime agresore, atentate e gjëra të tilla për t’i dëmtuar, por janë parandaluar.”

Profesori vijon më tej duke u shprehur se “Parashikimi im është se nuk kemi parë asgjë akoma, pavarësisht se nuk duam të përhapim panik”./m.j

Tags: kryesore
Previous Post

Për ata që kanë vënë kujën për “fatin” e Vlorës

Next Post

“Në burg të kalben”/ Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar në gjykatë, të afërmit e viktimës të irrituar jashtë godinës

Next Post
“Në burg të kalben”/ Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar në gjykatë, të afërmit e viktimës të irrituar jashtë godinës

“Në burg të kalben”/ Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar në gjykatë, të afërmit e viktimës të irrituar jashtë godinës

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Ku esht edvin hajduti me hajdutat ministra e ministre,ku esht siguria Kombtare e vendit e popullit.

    Reply
  2. Lili says:
    3 years ago

    Kur je bërë ti,Karamuço ekspert sigurie,mos ngeltë budalla pa u bërë.Kush je ti që mbjell panik dhe terror në popull? Kush je ti që merr kurajon të gënjesh sepse kështu të urdhërojnë Ty?!. Po të ishte për sulme ndaj popullit shqiptar Irani do t’a kishte bërë me kohë.Por e vërteta qëndron ndryshe…Të pyes: kush të paguan ty,për të na terrorizuar ne ?!.. Kush janë terroristët e vërtetë?!… Unë?!.. Apo ti sahanlëpirës i SHBA.S’latë shtet pa e bërë armik me ne ,vetëm se kështu duan ata që të paguajnë ty.Lexo azhanset botërore se ç’thonë për Shqipërinë dhe politikën ekspansioniste vrasëse të SHBA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi