• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Sulmi i rus në Ukrainë mund të detyrojë largimin e 4 mln qytetarëve”/ OKB flet për një krizë refugjatësh në kufijtë evropianë

by Java News
26/02/2022 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi rus ndaj Ukrainës mund të detyrojë deri në 4 milionë ukrainas t’i largohen vendit të tyre, duke shkaktuar kështu krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë në më shumë se 70 vjet, thanë këtë javë Kombet e Bashkuara.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, deri të shtunën në mëngjes mbi 150 mijë ukrainas kishin kaluar në vendet fqinje. Mendohet se 75 mijë prej tyre gjenden në Poloni.

Zoti Grandi njoftoi të shtunën në mëngjes nëpërmjet Twitter-it se numri i të zhvendosurve brenda Ukrainës “gjithashtu po rritet, por situata ushtarake e bën të vështirë përllogaritjen e numrave dhe ofrimin e ndihmës”.

Polonia, së bashku me Moldavinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, kanë lehtësuar masat e kontrollit kufitar të vendosura për shkak të COVID-19, në mënyrë që t’u mundësojnë ukrainasve t’i largohen dhunës ruse. Qeveria polake njoftoi hapjen e kufijve të saj dhe tha se nuk do të kërkojë paraqitjen e dokumentave zyrtare.

“Do t’i ndihmojmë të gjithë. Nuk do të lëmë askënd pa ndihmë”, tha agjensia kufitare polake.

Sipas agjensisë së lajmeve Associated Press, radha e makinave në pikën kufitare Medyka, mes Polonisë dhe Ukrainës, ishte 15 kilometra e gjatë.

Maia Sandu, Presidente e Moldavisë, shkruajti të enjten në Twitter se “qeveria ka ngritur qendra të përkohshme strehimi në Palanca dhe Ocnita. Kufijtë tanë janë të hapur për shtetasit ukrainas që kanë nevojë për tranzit apo qëndrim të sigurtë”.

Refugjatët janë kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, pasi më herët këtë javë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndaloi largimin nga vendi të meshkujve të moshës që mund të mbajnë armë.

Në Shtetet e Bashkuara, administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar Kongresit miratimin e ndihmës prej 6.4 miliardë dollarësh për Ukrainën, një pjesë e së cilës do të përdoret për ndihma humanitare.

Senatori amerikan Chris Coons, kryetar i komisionit për buxhetin e operacioneve të jashtme, i cili mbikqyr asistencën humanitare për vendet e tjera, u tha gazetarëve të premten se mbështet dhënien e të paktën 10 miliardë dollarëve për ushtrinë ukrainase dhe refugjatët./  VOA

g.kosovari

Next Post
Ukraina s’është vetëm/ Tre vende anëtare të NATO-s do dërgojnë përforcime ushtarake në përballjen me Moskën

Ukraina s'është vetëm/ Tre vende anëtare të NATO-s do dërgojnë përforcime ushtarake në përballjen me Moskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In