Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën mëngjesin e 30 korrikut, kur një person i armatosur hapi zjarr mes dy klubeve në plazhin e Bodrumit ne Turqi.
Sulmuesi thuhet se fillimisht kishte shkuar në klubin e Çilek Beach në lagjen Göltürkbükü rreth orës 3 të mëngjesit dhe kishte pyetur aty se ku ndodhur Sess Beach Club. Ai pastaj shkoi drejt Sess Beach Club, i cili ishte pranë klubit Çilek, duke hapur zjarr me armë mes dy klubeve.
Rreth 400 persona ishin në të dyja klubet në atë kohë. Mes te plagosurve jane edhe tre persona pjese e stafit te klubeve. Autori thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.
Policia ka nisur hetimet dhe po kerkon për autorin. Mes të plagosurve është edhe Zeynep Molho, gruaja e aktorit të njohur turk Jess Molho. (b.an)