Sulmet terroriste të një nate më parë në Paris janë pasuar jo vetëm me marrjen e masave shtesë brenda Francës, por edhe në selitë diplomatike të këtij vendi kudo nëpër botë.
Ministri francez i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius njoftoi sot se ishin marrë të gjitha masat për riforcimin e mbrojtjes së ndërtesave zyrtare franceze jashtë vendit.
“Kam marrë masa në nivel ndërkombëtar për të gjitha institucionet tona, domethënë ambasadat tona, konsullatat, institutet kulturore, gjimnazet franceze do të mbrohen më shumë”, deklaroi ministri pas një takimi ndërkombëtar për Sirinë në Vjenë, takim të cilin e la në mes për t’ju drejtuar vendit të tij pas ngjarjeve tragjike.