• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet nga Irani/ Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

by Java News
13/10/2022 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në fokus të diskutimeve të Ministrave të Mbrojtjes ishte rritja e kontributit për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes së NATO-s, në situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Ministri Peleshi e vlerësoi mjaft të rëndësishëm këtë takim që siç tha ai, vjen në një moment tepër kritik për mbrojtjen dhe sigurinë e aleatëve dhe adresimin e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën. Ministri i Mbrojtjes falenderoi Aleancën dhe vendet partnere për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të muajve të fundit.

Ai i siguroi vendet aleate se Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen dhe forcimin e masave mbrojtëse ndaj infrastrukturës kritike dhe sigurisë kibernetike, në bashkëpunim edhe me vende e struktura të specializuara në këtë fushë.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin në fjalën e tij dënoi me forcë sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online në vendin tonë dhe bëri thirrje për rritjen e vigjilencës dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendeve të Aleancës dhe vendeve partnere në këtë fushë.

Në këtë Ministerial Shqipëria theksoi mbështetjen e saj për projektin e Porto Romanos, si një nyje e rëndësishme detare edhe në funksion të NATO-s.

Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca i jep rajonit të Ballkanit, duke shtuar se kjo vëmendje duhet të jetë më e shtuar edhe në apekte të tjera diplomatike dhe ekonomike, në interes të integrimit të rajonit edhe në organizma të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake.

Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Peleshi zhvilloi takime të ndryshme me homologët të vendeve të ndryshme, ku u diskutua për çështje në interes të rritjes dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./m.j

Next Post

Edi Rama po sulmohet sikur ka sulmuar opozitën këtu dhe Albin Kurtin në Kosovë e jo Dick Marty-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In