Presidenti i republikës Ilir Meta ka reaguar pas sulmit me raketa në Siri nga SHBA-, Britania dhe Franca.
“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së, Francës dhe Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit, thuhet në deklaratën e kreut të shtetit.
Më tej Meta thekson se Shqipëria do të jetë në krah të aleatëve për mbrojtjen e jetëve të njerëzve. Presidenti thekson se do mbështeten veprimet kundër akteve barbare që krijojnë më shumë siguri.
“Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, deklaron Meta./a.m.