Numri i viktimave në Iran ka ardhur në rritje, duke shënuar deri më tani 85 persona të vdekur në Shkollën Fillore të Vajzave Minab.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dënoi atë që e quajti një “sulm frikacak”, duke shtuar se ai “kishte shkaktuar dhimbje të thellë në zemrat e kombit iranian dhe të të gjithë njerëzve të lirë të botës”.
“Ky akt brutal është një tjetër faqe e errët në regjistrin e krimeve të panumërta nga agresorët kundër kësaj toke dhe nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa historike e kombit tonë”, shtoi Pezeshkian.
Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sot, më 28 shkurt, pasi Izraeli ka ndërmarrë një sulm që e cilësoi “parandalues” ndaj Iranit, duke synuar neutralizimin e kërcënimeve të menjëhershme kundër sigurisë së vendit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme të emergjencës” në të gjithë territorin e Izraelit.
Aludohet se lideri iranian Ali Khamenei mund të jetë vrarë, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.











