Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës ka kthyer të gjithë kundër Vladimir Putin. Shumë futbollistë, klube apo personalitete të sportit kanë “dënuar” rusët për veprimet e tyre.
Pas disa kombëtareve të cilat janë shprehur se nuk do të luajnë kundër Rusisë, tani është radha e Francës që kërkon përjashtimin e kombëtares Ruse nga Botërori i ardhshëm.
Këtë lajm e ka dhënë vetë Presidenti i Federatës të Futbollit të Francës, Nowl Le Grawt, i cili në intervistën për “Le Parisien” është shprehur se janë të gatshëm të kërkojë në mënyrë simbolike përjashtimin e Rusisë.
“Nuk kam biseduar akoma me federatat e tjera, nëse janë dakord me përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm. Ky është impulsi im i parë. Zakonisht besoj se sporti i afron njerëzit dhe largon tensionet.
Por kjo është e tepërt. Dhe bota e sportit dhe futbolli në veçanti nuk mund të qëndrojë neutral. Sigurisht që nuk do të jem kundër përjashtimit të Rusisë”, ka thënë Nowl Le Grawt.
/b.h