Për Prokurorinë e Tiranës sulmi kibernetik nga hakerat iranianë kishte edhe përgjegjës në Shqipëri.
5 zyrtarë të Departamentit të Administratës Shtetërore u vunë nën hetim për shpërdorim detyre, pasi sipas hetuesve nuk kanë respektuar rregulloren për sigurinë e informacionit dhe rregulloren e brendshme të AKSH”.
Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj personave nën hetim zyrtarëve: Znj. A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S. masën e sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të ditës së sotme vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga Gjykata e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit.
/a.r