• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmet kibernetike të Iranit/ Eksperti i sigurisë: Shqipëria në luftë! Të forcojmë “muret e zjarrit”! Ja dy shtetet e fuqishme që kemi përballë

by Java News
12/09/2022 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, paralajmëron se Shqipëria është në shënjestrën e Iranit dhe se do të jetë objekt i sulmeve kibernetike për një kohë të gjatë.

Sipas tij, Shqipëria është në luftë pasi kemi përballë dy shtete të fuqishme ushtarake, si Rusia dhe Irani që na konsiderojnë aktualisht vend armik. Eksperti i sigurisë thotë për gazetën “Panorama” se AKSHI duhet të shndërrohet në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe të kuptojë rëndësinë e saj reale pasi sipas tij çdo paaftësi apo neglizhencë e tij, ka kosto shumë të rëndë për të gjithë ne.

Karamuço vëren me shqetësim se sistemi jonë i mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike, rezultoi i dobët dhe jo efecient për t’i bërë ballë një hakerimi të këtyre përmasave. Eksperti i sigurisë shpreson që pas kësaj, shteti të mendojë për investime serioze dhe protokolle të reja të sigurisë, duke rritur kapacitetet njerëzore dhe forcuar “muret e zjarrit”.

Z. Karamuço, çfarë po ndodh me Shqipërinë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin?

Shqipëria është në luftë, por ky lloj agresioni është jo konvencional dhe ka për armë vetëm teknologjinë, propagandën dhe hakerimet. Në këto raste, AKSHI shndërrohet në Ministrinë tonë të Mbrojtjes, ndaj duhet të kuptojë rëndësinë e saj reale, sepse çdo paaftësi apo neglizhencë e tij, ka kosto shumë të rëndë për të gjithë ne. Shqipëria nuk është përballur asnjëherë në historinë e saj me luftën hibride. Kjo që po përjetojmë aktualisht, është vetëm ajo çfarë kemi lexuar për shumë vite dhe njohim në planin teorik.

Përse kjo ofensive e Iranit ndaj Shqipërisë, e cila kulmoi me atë të korrikut ku gjetën të çara në sistemin tonë të mbrojtjes, duke ndërprerë shërbimet qeveritare online?

Sistemi jonë i mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike, rezultoi i dobët dhe jo efecient për t’i bërë ballë një hakerimi të këtyre përmasave. Shpresoj që mbas kësaj, shteti të mendojë për investime serioze dhe protokolle të reja të sigurisë, duke rritur kapacitetet njerëzore dhe forcuar “muret e zjarrit”.

Ju keni paralajmëruar fatkeqësi për popullin shqiptar pas dëbimit të ambasadës iraniane nga Shqipëria. Nga se janë të rrezikuar shqiptarët? Çfarë sinjalesh keni ju…? Çfarë skenarësh të frikshëm rriten në vijimësi…?

Duke qenë profesor i kriminologjisë dhe duke studiuar prej vitesh rrezikshmërinë e grupeve iraniane të hakerimit dhe bashkëpunimin e tyre me grupe simotra dhe organe të inteligjencës së vendeve jo mike, parashikoj që sulmet e tyre do vijojnë me intensitet dhe do të jenë të rrezikshme. Kjo nuk duhet të krijojë panik të panevojshëm, por duhet të diktojë rritjen e masave të sigurisë, ndërgjegjësimin dhe vigjilencën publike dhe institucionale.

Deklarata juaj ngjall disi frikë duke marrë parasysh paralajmërimin që bëtë para 5 muajsh për rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Në rastin e sulmit kibernetik nga Irani a po vihet në rrezik siguria kombëtare? Çfarë pasojash do të ketë për vendin tonë?

Siguria jonë kombëtare ka disa kohë që është vënë në sprovë të madhe dhe përpara testeve të vështira. E rëndësishme është të përqendrohemi në strategji dhe koordinim të efektshëm jo vetëm midis institucioneve brenda vendit, por edhe me partnerët ndërkombëtar. Kemi përballë dy shtete të fuqishme ushtarake, si Rusia dhe Irani që na konsiderojnë aktualisht vend armik. Janë po këto dy vende që listohen në vendet me kapacitetet më të larta të terrorizmit kibernetik në botë.

Realisht, a janë vjedhur të dhënat e shqiptarëve pasi ne pamë edhe rrjedhje masive të dhënash shtetërore? A rrezikohemi nga sulme të intensifikuara…?

Nuk përjashtoj mundësinë që Irani, krahas sulmeve kibernetike, të reagojë edhe me akte subversive, duke tentuar të kryejë të njëjtat tentativa për sulme ndaj institucioneve, figurave politike apo atyre të klerit në Shqipëri, siç ka bërë në të kaluarën, por që janë parandaluar në kohën e duhur. Aktualisht, nëpërmjet propagandës së tyre shtetërore, ata kanë shprehur një indinjatë të madhe për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të njëanshme nga ana e vendit tonë.

Pse jemi në sulme të vazhdueshme kibernetike? Përveç Iranit, nga kush tjetër jemi të rrezikuar? Nuk kemi parë asgjë akoma…?

Në sesionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të këtij viti na quajtën vend terrorist që strehon terrorist dhe përpara saj, në vitin 2020, lideri suprem i tyre na konsideroi një vend të vogël të djallit në Evropë. Këto janë sinjale që tregojnë që vendi ynë është i shënjestruar nga Irani dhe ata do e kenë për një kohë të gjatë objekt të sulmeve të tyre Shqipërinë.

Çfarë masash duhet të marrë qeveria…? A kemi të bëjmë me keqmenaxhim të AKSHI-it, duke e bërë vendin vulnerabil ndaj sulmeve nga jashtë?

Këshilla ime është të evitojmë panikun e panevojshëm, të rrisim sa më shpejt kapacitetet tona mbrojtëse dhe të edukohemi të kuptojmë termin vigjilencë, jo si reminishencë e së kaluarës, por si një nevojë reale për t’u përballuar me këtë realitet të ri./m.j

Next Post
Kosova e Shqipëria mbeten të kërcënuara nga sulmet kibernetike

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In