• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

by A R
02/12/2025 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analizë nga Ettore Sequi, për La Stampa

Intervista e kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Cavo Dragone, për Financial Times tregon një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane.

Ai thotë se NATO nuk mund të kufizohet më vetëm në reagime ndaj sulmeve kibernetike dhe hibride, por duhet të shqyrtojë opsione më të ashpra. Madje, veprimet parandaluese në sektorë ku një sulm mund të paralizojë shtete të tëra riformësojnë konceptin e mbrojtjes.

Nuk bëhet fjalë për ndryshim të tonit, por për ndryshim logjik. Lufta “nën kufi” është tashmë strategjia operative e Moskës.

Intervista vjen, ndërkohë që Rusia intensifikon prerjen e kabllove nënujore në Baltik, sulmet me dronë mbi infrastrukturat kritike, bllokon aeroporte europiane, kryen sulme kibernetike dhe përdor “flotën fantazmë” në ujëra ndërkombëtare.

Nuk janë incidente të rastësishme, por pjesë e një strategjie me kosto të ulët dhe efekt të lartë, që godet metabolizmin e Evropës: energjinë, të dhënat dhe infrastrukturën. Dragone nënvizon se presioni rus nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por godet vulnerabilitetin sistemik të Evropës.

Kjo ndodh ndërkohë që SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia hyjnë në fazën kritike të negociatave. Intervista dërgon mesazhe të qarta. Moskës i çohet mesazhi, që me Europën negociatat nuk janë të lehta, Kievit i përcillet mesazhi që mbështetja perëndimore vazhdon dhe Uashingtonit, që infrastruktura kritike është terreni kryesor i konkurrencës.

Këtu shfaqet përplasja mes tre rendesh strategjike:

Rendi amerikan, gjithnjë më shumë i fokusuar te marrëveshje, ku siguria shihet si një çështje e negociueshme.

Rendi europian, normativ dhe mbrojtës, që beson se stabiliteti vjen nga rregullat, parashikueshmëria dhe ligji ndërkombëtar.

Rend rus, revisionist dhe asimetrik, që e sheh konkurrencën si hapësirë për trysni, ku lufta hibride, sabotazhet dhe presioni psikologjik janë të zakonshme.

Çfarë duhet të bëjë Europa?

Riparashikimi i strategjisë parandaluese

Në luftën hibride hakmarrja vjen kur dëmi është bërë. Masa klasike nuk funksionon më. Rusia godet aty ku reagimi perëndimor është ligjërisht i pasigurt, politikisht i kushtueshëm dhe ushtarakisht i rrezikshëm. Detyra është të krijohet një masë strukturale: mbikëqyrje e vazhdueshme e kabllove, rrjeteve dhe nyjeve kritike, ku çdo sabotazh shkakton rrezik të menjëhershëm dhe të dukshëm.

Ligji si mjet fuqie

Evropa operon brenda kufijve ligjorë, që Moska nuk i njeh. Ky është avantazh, por edhe ekspozim. Duhet të zhvillohet ligji detar, përgjegjësia e anijeve sipas flamurit, atribuimi i veprimeve nën kufi dhe linjat e kuqe mbi infrastrukturën kritike, në mënyrë që ligji të jetë bazë legjitime për reagim dhe jo pengesë.

Rindërtimi i qeverisjes së sigurt

Lufta hibride nuk synon pushtimin europian, por minimin e besimit të qytetarëve dhe goditjen e energjisë, shërbimeve dhe kontinuitetit institucional. Reagimi duhet të jetë i integruar: një qendër politike që bashkon inteligjencën, kibernetikën, mbrojtjen, sigurinë e brendshme dhe aktorët privatë, duke kthyer dobësitë në rezistencë të organizuar.

Entropia strategjike po rritet. Franca shqyrton forma të reja leverage; Gjermania planifikon mbrojtje kundër sulmeve konvencionale; diskutohet rritja e masave bërthamore. Në Evropë dhe Azi po rriten dyshimet mbi “ombrellën amerikane” dhe po rifillon tundimi i armës atomike si garanci autonome, duke ushqyer pasiguri dhe destabilitet.

Përfundimi

“Lufta e padukshme” nuk është prolog i luftës, ajo është vetë lufta. Nuk zhvillohet në kufij, por mbi rrjetin e infrastrukturave, që mbajnë kontinentin.

Mbijetesa strategjike e Evropës varet nga aftësia për t’u paraqitur në negociata si aktor që mbron jo vetëm territore, por sisteme, kontinuitet dhe të drejta; duke krijuar rrjete të besueshme, që veprojnë në zonën gri, pa u shtypur nga ajo.

Next Post
Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit, ‘Satan II’ shpërthen pak sekonda pas lëshimit

Dështon sërish testimi i "armës vdekjeprurëse" të Putinit, 'Satan II' shpërthen pak sekonda pas lëshimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In