• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sulmet e PD janë reklamë falas”, Patozi i përgjigjet Bashës me fjalët e Metës: Ai gënjen edhe për orën

by A R
28/10/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se forcat e reja politike dhe ato që do të krijohen duhet të dalin me një listë të përbashët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në një intervistë për “Report TV”, Patozi u shpreh se qëllimi i tij është për t’i dhënë vendit një alternativë më të mirë.

“Ne jemi partia e parë që do garojmë me lista të hapura 100%, kushdo që do kandidojë nën siglën e partisë sonë duhet të respektojë këtë vendim.

Por përtej kësaj ne duam që vendi të ketë një alternativë të re dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët që të jetë më tërheqëse e qytetarëve që të shkojnë përtej atyre 3 forcave”, tha Patozi.

Një përgjigje nuk ka munguar edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili dje hodhi akuza se partitë e reja po krijohen nga kryeministri Edi Rama.

Përgjigjen zgjedh që ta jap me një deklaratë të Ilir Metës, në kohën kur ishte në krye të LSI-së, jo si president.

“Do doja që as ai të mos merrej se çfarë bëjmë ne, dhe ne me të. Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist.

Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të. Të krijuar nga Rama partitë e reja? Më kujtohet shprehja e Metës, “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”. Ajo është një reklamë falas”, tha Patozi.

Patozi tregoi edhe për ecurinë e punës së Bindjes Demokratike për këtë fushatë elektorale. “Bindja Demokratike është e fokusuar në funksion të fushatës elektorale se kjo është maratonë, jo një vrapim i shkurtër që duhet të shpejtojmë, por punojmë për strukturat, vëzhguesit, listat që uroj të jetë një listë e përbashkët me forcat politike të ngjashme”, tha Patozi.

/a.r

Next Post
I infektuar me Covid? Reagon kreu i Bashkisë Gjirokastër: Kam simptoma, por po pres përgjigjen e tamponit

I infektuar me Covid? Reagon kreu i Bashkisë Gjirokastër: Kam simptoma, por po pres përgjigjen e tamponit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon edhe Qipron, alarmohet Londra: Kemi mijëra trupa në ishull

Irani sulmon edhe Qipron, alarmohet Londra: Kemi mijëra trupa në ishull

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

March 1, 2026
Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In