• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Rama: Prokuroria të vazhdojë drejt! Ka të gjithë mbështetjen time pa kushte

by Java News
24/04/2024 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës për “Studio Live” në Report Tv kryeministri Edi Rama u pyet për sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. Në përgjigjen e tij u tregua i rezervuar me argumentin se nuk ka “një koment për askënd që ka një çështje të hapur me SPAK apo se ndjen se SPAK mund t’i hapë një çështje”. SPAK duhet të vazhdojë drejt, shtoi Rama, duke i shprehur mbështetjen.

Pyetje: Zoti Meta shumë agresiv në drejtimin tuaj dhe në drejtim të SPAK, keni një koment mbi këto sulme ndaj SPAK një krijesë që ju keni thënë Se ka kontribuar ne PS që të ngrihej.

Rama: Jo ka kontribuar edhe PS… PS është udhëheqësja dhe fuqia vendimtare në mundësimin e kësaj historie të re në rrugën e shtetit shqiptar që nga 1912 ku drejtësia e çliruar nga kthetrat e asaj pjese të pushtetit politik që është dhe në pushtetin ekzekutiv vepron pa parë majtas dhe djathtas dhe godet pavarësisht sa mund të dhembu majtas dhe djathtas. Këtë e ka bërë PS (fjalë e vërtet-. thotë për kambanën) edhe të tjerët kanë dhënë kontributet e tyre. Se kur më thonë e bënë amerikanët aty pastaj nuk e përmbaj dot veten për të thënë se amerikanët këtu kanë qenë dhe e kanë dashur luftën kundër korrupsionit që në ‘91 por pse nuk e kanë bërë, po kështu dhe Evropianët. Sepse nuk ka forcë të jashtme që mund ti imponojë një vendi asgjë nëse nuk është së paku më forcë e brendshme e mjaftueshme për ta çuar përpara një plan të caktuar. E dyta kur kam thënë se reformën në drejtësi e dua që për herë të parë të mos jetë e varur nga pushteti politik nuk kam pasur në mend ndonjë gjë tjetër dhe as nuk kam imagjinuar ndonjë gjë tjetër.

E treta ju më kërkoni një koment. Unë nuk kam bërë asnjëherë një koment për askënd që ka një çështje të hapur me spak apo se ndjen se spak mund ti hapë një çështje se pastaj do të krijonin kushtet se konfuzioni i krijuar nga të gjithë këta njerëz të cilët nuk e fshijnë të kaluarën e tyre, do të ishte shumë i madh dhe shumë i dëmshëm. Nuk mund të bëj asnjë koment. Di të them që shqiptarët e kanë treguar në të gjithë këto vite se kanë instikt të jashtëzakonshëm politik, e ka ky apo ai përgjegjësinë apo se këtij apo atij po i bie në qafë kot.

E kuptojnë shqiptarët nuk është nevoja ta diskutojmë. Spak të vazhdojë drejt. Ka të gjithë mbështetjen time pa kushte dhe të ps dhe se çfarë rezervash munde të kem unë apo mund të kemi ne këto janë legjitime por jo një arsye që ne të bëjmë komente në publik sepse në fund të fundit spak është një bebe në raport me historinë.

Pushteti ekzekutiv, legjislativ në Shqipëri janë pushtete me një histori gjithsesi dhe Shqipëria ka pasur dhjetëra e dhjetëra qeveri dhe përsëri qeveria bën gabime ka të meta. Si mund të pretendojmë se që një bebe e sapoardhur në jetë të mos ketë të meta apo të mos bëjë gabimet e veta.

Por kjo s’ka lidhje me të vërtetën e madhe se SPAK po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në shembjen e mitit legjendar të pandëshkueshmërisë që e ka sunduar Shqipërinë dhe shqiptarët./m.j

Next Post
E kontrollon drejtësinë PS? Rama: Nëse donim, nuk e reformonim, Dumani njeri i ndershëm! Tregon çfarë i kërkoi kreut të SPAK

E kontrollon drejtësinë PS? Rama: Nëse donim, nuk e reformonim, Dumani njeri i ndershëm! Tregon çfarë i kërkoi kreut të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In