Pas deklaratave të sotme të presidentit Meta kundër reformës në drejtësi dhe më pas sulmit ndaj ministres Spiropali nga zëdhëndësi i Presidencës, ka reaguar ministrja Etilda Gjonaj.
Me anë të një reagimi në Twitter Gjonaj thekson se çdo amendim dhe çdo gjë që lidhet me reformën në drejtësi është bërë në dakortësi me SHBA-BE.
“Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: çdo ligj apo amendim që kemi miratuar lidhur me drejtësinë ka konsensusin e SHBA/BE!
Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!”, shkruan Gjonaj.Sa i përket sulmit të presidencës ndaj Spiropalit Gjonaj thekson se agresioni ndaj saj s’meriton koment po vetëm mëshirë!