Dy persona janë akuzuar për vepra penale të cilat janë të lidhura me terrorizëm në lidhje me shpërthimet e Brukselit, kanë thënë sot prokurorët belgë.
Të dyshuarit, të identifikuar si Smaik F dhe Ibrahim F, dyshohet se janë përfshirë në këtë sulm, duke marrë një banesë me qira për t’u shërbyer si shtrofull sulmuesve të Brukselit, një vend gjithashtu ku të fshehin bombat, shkruan MailOnline, transmeton Gazeta Express.
Shumë njerëz kanë mbetur të vdekur nga tri sulmet me bomba, dy prej tyre në aeroportin e Brukselit, Zaventem, ndërsa tjetri në stacionin e metrosë.