• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet e biseda mbi famën/ Lori Hoxha: Fjalët e Luizit më lumturojnë. ‘BBVIP’ mbaron, por mirënjohja dhe njerzillëku mbeten!

by Java News
04/03/2023 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ka dëgjuar një bisedë të Luizit ku thotë se meritën më të madhe për famën që ata kanë marrë tashmë e ka programi i Big Brother ka reaguar Lori Hoxha.

Në një status në profilin e saj ajo shkruan: “Big Brother VIP është një nga produksionet më të bukura dhe më të vështira që Top Channel ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të të tërë mund ta kuptojë. Megjithatë, kohët e fundit kam ndjerë që tek ta presioni që vjen me audiencën gjigande që ky program kap është shpeshherë e vështirë për tu kapërcyer dhe të sharat e vazhdueshme nga publiku i thjeshtë, por edhe ai mediatik janë të rënda për tu përtypur. Të arrish këtë lloj suksesi ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ajo që nuk duhet harruar për tu përmendur është merita.

E shoh që gjurulldia e madhe që krijohet sfumon fjalët e mira që mund të thuhen në përditshmëri sepse kritika ndonjëherë është më e zhurmshme, por dua të marr kohën për të falenderuar publikisht të gjithë grupin e bashkëpunëtorëve të mi në këtë produksion gjigant për punën e palodhur, por dhe forcën mendore që kanë për të përballuar kritikat, mallkimet dhe hetuesinë publike. Nuk ka qenë e lehtë dhe unë e di.

Ne kemi një moto: ul kokën dhe puno. Nuk përbaltim punën e askujt dhe nuk përfshihemi në morinë e komenteve që vijnë nga komentues të thjeshtë, por edhe kolegë. Fjalët e banorëvë ne video vijnë si një përqafim në këtë pikë të punës kur audienca është maksimale, por një pjesë e shoqërisë dështon së vlerësuari spektaklin dhe preferon të bëjë atë që rëndomtë e çon vendin tonë në vështirësi, të mendojë që punën e tjetrit di ta bëjë më mirë.

Më lumturon të dëgjoj po ashtu fjalët e Luizit dhe vlerësimin që i jep medias që po e mbështet se jo pak herë ndodh që personazhet që bëhen pjesë në një program të suksesshëm mendojnë që janë më të rëndësishëm se platforma që i jepet dhe pasi i marrin më të mirën, mundohen ta shkelin. Unë kam një besim të madh që gjërat e mira nuk bëhen vetëm dhe mirënjohja të vlen gjithmonë.

Top Channel i ka dyert e hapura për të gjithë që ruajnë të njëjtat vlera në të cilat ai është ndërtuar, dashuria për të bukurën, dëshira për të punuar, shpresa për të ardhmen dhe vullneti për të menduar përtej. Në 22 vitet e kaluara Top Channel ka dëshmuar se si bëhet më së miri një spektakël dhe nën kujdesin e tij kanë lindur dhe janë rritur disa nga personazhet më të dashur shqiptar që sot janë më të mirët në atë që bëjnë. Janë krijuar po ashtu fenomene sociale që kanë arritur të sfumojnë edhe vështirësitë më të mëdha, duke i dhënë kështu një produksioni televiziv fuqinë për të lehtësuar realitetin në ato orë transmetimi. Kjo meriton një duartrokitje publike sepse Big Brother mbaron, por mirënjohja dhe njerzillëku mbeten…” /m.j

Lori Hoxha: Fjalët e Luizit më lumturojnë. BBV mbaron, por

Lori Hoxha: Fjalët e Luizit më lumturojnë. BBV mbaron, por

Next Post
U Vetëpërmbajt…!”/ Grushti ndaj Berishës, deputeti i PD: Ditë e gabuar për protestë, nuk kishte as njerëz

“S'janë të shkruara në gur statutet”/ Propozimi i deputetit të PD: Pasi të mbyllim 14 majin të bashkuar, të riorganizimë strukturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In