Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë në një sulm që ka ndodhur në një xhami në el-Ahsa, në lindje të Arabisë Saudite.
Lajmin e konfirmon “aljazeera”, e cila citon një raport nga agjencia e lajmeve Al Arabiya
Një aktivist, duke cituar dëshmitarët, tha për “Reuters” se më parë kishte ndodhur një shpërthim që u pasua nga sulmi me armë në Xhaminë e Imam Rida në qytetin e Mahasen në rajonin el-Ahsa, provincë lindore e Arabisë Saudite.
Banorët thanë se forcat e sigurisë kanë shkëmbyer zjarr me pesë “terroristë”.