• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulm terrorist në New York, makina futet mes turmës, të paktën 8 të vdekur

by Java News
31/10/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 6 persona kanë vdekur, pasi një kamion u drejtua drejt një zone më çiklistë dhe këmbësorë, në Manhattan të Nju Jorkut. Ngjarja po konsiderohet nga Byroja Federale e Hetimit si një sulm terrrorist.

Drejtuesi i mjetit besohet se ka qenë duke ecur në drejtim të gabuar, në kundërvajtje në pjesën West Side Highway, ku edhe shtypi për vdekje 8 çiklistë.

Më pas ai ka dalë nga mjeti dhe kërcënoi me një armë në dorë, duke detyruar policët e gjendur aty pranë të nxirrnin armët e tyre dhe të qëllonin. Agresori thuhet të jetë gjallë dhe është arrestuar, por është i plagosur.

Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.

CNN citon burime nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, që thonë se të paktën 6 persona dyshohen të vdekur. Ndërkohë, të paktën një oficer është qëlluar me armë dhe është plagosur lehtë, ndërsa gjendja e të plagosurve të tjerë ende nuk dihet.

Shumë vetë nisën të vraponin për të gjetur vendstrehime të sigurta, teksa shihnin kamionin të ecte në drejtim të këmbësorëve, pasi doli nga rruga.

Policia e Nju Jorkut nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi situatën, por pamjet tmerruese nga vendngjarja, me çiklistë të rrëzuar përtokë dhe biçikletat e copëtuara përreth tyre, kanë përfunduar në rrjetet sociale dhe media.

VIDEO/ Momenti kur furgoni sulet në një rrugë biçikletash dhe godit këmbësorët

Kalimtarë të rastit janë parë t’u ofrojnë ndihmën e shpejtë deri në mbërritjen e autoambulancave, ndërsa brenda shumë pak minutash nga raportimi i ngjarjes, një numër i madh forcash policore dhe zjarrfikësish u gjendën në vendngjarje./a.ç

 

Next Post
Fotografia që shpëtoi jetë…

Fotografia që shpëtoi jetë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In