Një djalë 14-vjeçar është arrestuar në Çikago në lidhje me një sulm seksual ndaj një 15-vjeçareje që u transmetua “live” në Facebook. Djali përballet me akuza të rënda kriminale si dhe prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve. Ai nuk u identifikuar për shkak të moshës së tij, sqaron “BBC”. Vajza dyshohet se është sulmuar nga pesë apo gjashtë meshkuj muajin e kaluar.Rreth 40 persona ishin duke ndjekur live përdhuminin, por askush nuk raportoi në polici.
ma.me